INSPEKTORI I ARSIMIT: MINISTRI MUNDET TA SHKARKOJ ALEKSIQIN NGA POZITA E DREJTORIT TË ÇERDHES

Bujanoc, 8 nëntor 2022. Ministri i Arsimit duhet ta zgjidhë situatën në EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc pasi Gjykata Administrative e anuloi vendimin për emërimin e drejtorit Millovan Aleksiq, thotë inspektori komunal i arsimit Agim Rashiti. Ka dy opsione, thotë ai – që ministri të zgjedhë sërish mes Millovan Aleksiqit dhe Biljana Trajkoviqit ose të emërojë një ushtrues detyre dhe ta shkarkojë Aleksiqin.

Ministria ende nuk ka marrë vendim për drejtorin e çerdhes së Bujanocit, ka konfirmuar për portalin tonë Rashiti.

I pyetur nga Bujanovaçke se a ka afat për marrjen e vendimit, duke qenë se vendimi për emërimin e Alleksiqit është anuluar nga Gjykata Administrative, me aktgjykim të datës 23 shtator të këtij viti, Rashiti thotë se nuk ka afat përfundimtar, por Vendimi pritet “brenda një periudhe të arsyeshme kohore”.

Bujanovačke raportoi të hënën se Gjykata Administrative, në bazë të padisë së edukatores kryesore së kopshtit, Bilana Trajkoviq, kandidatja e dytë për drejtoreshë në konkursin e përfunduar vitin e kaluar, e anuloi vendimin për emërimin e Alleksiqit dhe e ktheu lëndën Ministrisë mbrapsht, për rivendosje.

Ky aktgjykim, thotë Rashiti, nuk do të thotë që kopshti të mbetet pa drejtor.

“Millovan Aleksiq është ende drejtor, derisa ministri të vendosë ndryshe, pa marrë parasysh vendimin e Gjykatës”, thekson inspektori i arsimit.

Ai shtoi se tashmë ka pasur situata ku drejtorëve u ka skaduar mandati dhe ata vazhdojnë të kryejnë detyrën.

Padia e Bilana Trajkoviqit pjesërisht bazohej në konstatimet e inspektorit të arsimit në Bujanoc, më vonë mësuam se bëhet fjalë për Rashitin, i cili në një inspektim të jashtëzakonshëm të çerdhes më 29 mars të vitit të kaluar ka konstatuar se drejtori Alleksiq nuk i ka plotësuar kushtet për të jetë në atë detyrë, ndaj i propozoi ministrit që të caktojë një ushtrues detyre të drejtorit.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi, përkundrazi ministri emëroi Alleksiqin një muaj më vonë, i cili kështu mori mandatin e tretë si drejtor.

Alleksiqi ka qenë në krye të kopshtit për më shumë se tetë vjet dhe të hënën ka konfirmuar për Bujanovaçke se gjykata e ka anuluar vendimin për emërimin e tij për shkak se ai nuk ka licencë për drejtor.

– Është e kontestuar licenca e drejtorit, të cilën realisht nuk e kam, por jo për fajin tim. Nuk munda të bëja testin sepse ministria ishte në pritje të miratimit të Rregullores. Rregullorja për marrjen e licencës është miratuar në vitin 2019 ose 2020 dhe ka një kategorizim, kështu që në atë moment më ka mbetur vetëm ftesa, fillimisht për trajnim, pastaj për testim. Kur u hap konkursi, unë tashmë isha në trajnim – tha Alleksiq, i cili është zyrtar i bordit të SNS në Bujanoc.

Ai pret që deri në fund të vitit të kalojë për licencë dhe në këtë mënyrë t’i heqë të gjitha pengesat që ministri të nxjerrë një vendim të ri për ta emëruar drejtor të kopshtit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *