Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 05. dhjetor 2022. Shtëpia e shëndetit në Bujanoc do të punësojë pesë mjekë dhe një specialist për gjinekologji dhe obstetrikë për një periudhë të pacaktuar.
– Konkursi është publikuar të mërkurën e kaluar në gazetën Poslovi dhe në faqen e Ministrisë. Aty është shkruar gjithçka, dhe vetëm kaq kam për të thënë – ka thënë për portalin tonë drejtoresha Dr. Daliborka Pavloviq.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Shtëpian e shëndetit, konkursi është kryesisht për mjekët që tashmë punojnë në këtë ent.
Kontratat e tyre me afat të caktuar u kanë skaduar ose u skadojnë, ndaj tani pritet të gjejnë një punë të përhershme.
Ministria e Shëndetësisë miratoi punësimin më 31 tetor.
Sa i përket mjekes gjinekologe, situata është ndryshe, pasi ai vend është vërtet vakant pas largimit të një specialisti në Nish.
Konkursin mund ta shihni KËTU.
Shtëpisë së shëndetit u është lejuar edhe për pranimi i 28 praktikantëve, sipas Programit të praktikës profesionale të Komunës, por, sipas drejtorit, ende nuk është lidhur kontrata me Komunën, që do të financojë praktikën.