VUÇIQI URDHËROI NGRITJEN E GATISHMËRISË LUFTARAKE

Bujanoc, 26. maj 2023. (Foto nga Kossev) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, mëson Tanjug.

Ky vendim pasoi ngjarjet në veri të Kosovës.

Siç raporton RTS, më shumë se një duzinë pjesëtarë të policisë speciale arritën me xhipa në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale në Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ndërsa dhjetëra serbë, të punësuar në organet e përkohshme të atyre komunave, u tubuan në hyrje të ndërtesave. Policët kanë hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zveçanit. Policia thotë se po i ndihmon kryetarët e komunave të hyjnë në objektet komunale.

Në rrugë ka një sasi të madhe tymi nga gazi lotsjellës dhe granatat trullosëse.

Mjetet e blinduara dhe njësitë speciale të policisë ndodhen para ndërtesës së komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *