NUK KA MË KUFIZIME PËR ÇMIMIN E VAJIT

Bujanoc, 29. maj 2023. Qeveria e Serbisë hoqi kufizimin e çmimit të vajit ushqimor të lulediellit me një rregullore të re që vlen nga sot. Deri më tani, çmimi i një litri vaj nuk mund të kalonte 219,99 dinarë.
Me rregulloren e re çmimi do të kufizohet edhe për dy lloje të tjera mielli për tre muaj të tjerë. Sipas rregullores së re, një kilogram miell i butë i tipit T-400 do të kushtojë maksimumi 84,7 dinarë, ndërsa një kilogram miell i llojit T-500 në dyqane do të kushtojë maksimumi 78,65 dinarë.
Qeveria e Serbisë ka vazhduar edhe kohëzgjatjen e rregullores për kufizimin e çmimeve të dy llojeve të karburanteve, benzinës Eurodiesel dhe Euro Premium BMB, deri në fund të qershorit.
Nga e premtja e kaluar, deri të premten e ardhshme, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 182 dinarë, ndërsa benzina 176 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *