ARIFI NË PRESHEVË SHPALOSË FLAMURIN E SHQIPËRISË NJË DITË MË HERËT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc,27. nëntor 2023. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shpalosur flamurin e Shqipërisë në ndërtesën e Komunës së Preshevës të hënën, një ditë para Ditës së Flamurit, festës kombëtare që shqiptarët e festojnë më 28 Nëntor.
Arifi para ngritjes së flamurit ka theksuar se po e ngre për të shtatën herë dhe ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahin duke kërkuar që përkrahja të mos mungojë në të ardhmen.
Mirëpo, ai nuk ka thënë se përse është ngutur për të vendosur flamurin.
Shfaqja e flamurit shqiptar më 28 nëntor në ndërtesat e administratave komunale në Bujanoc dhe Preshevë dhe selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve është një dukuri e rregullt prej disa vitesh.
Për këtë arsye edhe policia rregullisht paraqet kallëzime për kundërvajtje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *