Bujanoc, 12. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi) – Sot me mbrëmjen serbe përfundon manifestimi tradicional “Duart e vyera” që mbahet në Bujanoc për më shumë se 20 vjet. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin një ekspozitë të djathrave dhe produkteve të qumështit, produkteve bujqësore dhe produkteve të mishit.
Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe vera, rakia, mjalti dhe ëmbëlsira, si dhe punimet e fëmijëve dhe edukatoreve nga kopshti “Gëzimi ynë” në Bujanoc.
-Eksponatet do të shiten, dhe pas shikimit të ekspozitës do të ketë një koktej për vizitorët dhe degustim të produkteve – tha për Bujanovaçke Vladimir Stojkoviq, bashkëpunëtor për aktivitete kulturore në Shtëpinë e kulturës. Ai ftoi bashkëqytetarët që të vijnë dhe të shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale serbe.
“Duart e vyera” nis në orën 18:00 në sallën e vogël të Shtëpisë e kulturës.
Në mbrëmjen e parë (7 dhjetor), vizitorët patën mundësinë të njiheshin me specialitete tradicionale shqiptare, si dhe të shihnin një ekspozitë me punime artizanale.
MBRËMJE SERBE NË MANIFESTIMIN “DUART E VYERA” NGA ORA 18.00
Bujanovačke13. Dec 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNXËNËSIT MËRDHIJNË NË SHKOLLË NGASE DREJTORI TASIQ MERR ME VETE NË TUBIMIN PARTIAK NË PROKUPLE EDHE PUNËTORIN NDIHMËS
Next PostNË DERBIN E QYTETIT, ZUFO MË I MIRË SE BSK