Bujanoc, Beograd, 4. janar 2024. – Cigaret do të shtrenjtohen në Serbi, në gjysmën e dytë të janarit ose në fillim të shkurtit për shkak të harmonizimit të rregullt të akcizës.
Deri më tani, prodhuesit në përgjithësi i kanë ngritur çmimet për 10 dinarë për paketë, që do të thotë se paketa më e lirë e cigareve do të jetë 340, kurse më e shtrenjta 620 dinarë ndërsa mund të ketë rritje edhe më të lartë, transmeton N1.
Qëllimi i ndryshimeve në akcizën e cigareve është harmonizimi i tyre me standardet e Bashkimit Evropian, sipas të cilit deri në vitin 2025 shteti duhet të fitojë të paktën 90 euro për 1000 cigare, që është 1.8 euro për paketë, në mënyrë që pas rritjes së çmimit në vitin e ardhshëm, çmimi do të jetë i njëjtë si në vendet e BE-së.
Kujtojmë se vitin e kaluar ka pasur tre rritje të çmimeve, sepse në tetor Qeveria ka rritur akcizën për cigaret për tetë për qind, gjë që ka bërë që prodhuesit t’i rrisin çmimet për 10 dinarë.
Me atë rritje, shteti fiton 90,99 dinarë për paketë.
Previous PostMINISTRI I MBROJTJES KËRKON SHËRBIMIN E DETYRUESHËM USHTARAK
Next PostNË PRITJE EDHE PUNONJËSIT E SEKTORIT PUBLIK NË BUJANOC, NËSE DO TË KONFIRMOHET PARALAJMËRIMI I VUÇITIT