PESHKATARËT E BUJANOCIT TË INDINJUAR NDAJ MBIKQYRËSVE TË PESHKIMIT NGA LESKOCI: NA GJOBISIN, NDËRSA NUK BËJNË ASGJË NË PASTRIMIN E TONELATAVE ME MBETURINA NË LUMENJË E LIQENE

Bujanoc, 30. janar 2024. (Foto: peshkatarët) – Një grup peshkatarësh nga Bujanoci iu drejtuan redaksisë sonë përmes aplikacionit NJOFTO BUJANOVAÇKEN, të indinjuar nga sjellja e mbikqyrësve të peshikimit që vijnë nga Leskoci sepse çmimi i licencës prej 9000 dinarësh është astronomik për kushtet lokale, ndërsa ata vetëm arkëtojnë gjoba dhe nuk u intereson fare për tonelatat e mbeturinave në ujrat dhe brigjet e lumenjëve Morava e jugut dhe e Binçës, Pçinjës, Moravicës dhe në liqenin e Bujanocit.
Sipas bashkëbiseduesve, anëtarët e Shoqatës “Veternica – Vllasina” sh.p. në Leskovc së fundi kanë bërë një aksion ndëshkues, ndërsa gjobën e kanë paguar disa peshkatarë vendas.
Ne riprodhojmë letrën e peshkatarit me ndryshime të vogla:

Në çdo festë, sipas zakonit, në Bujanoc vijnë peshkatarë nga Leskoci, që t’i kapin romët, shqiptarët dhe serbët duke peshkuar pa leje, si vitin e kaluar. Për peshkim pa licencë, disa prej tyre janë dënuar nga gjykata, secili individualisht me 60 mijë dinarë. Ata gjetën disa peshkatarë në breg, por bregu nuk ishte ende bosh. Kishte tonelata plehra në breg.
Është mirë që kontrollojnë lumin, por nuk është mirë që bëjnë sikur janë të verbër që të mos shohin gjithë atë sasi plehrash. Ata shkelën mbi mbeturinat për të arritur t lumi.
Ata nuk i shqetëson fakti që ka gjithnjë e më pak peshq në lumë, por pse ka peshkatarët.
Po ata peshkatarë që në vend të peshkut peshkojnë pampers, brekë, koka delesh të ngordhura e të tjera.
Ne nuk mbështesim peshkimin pa licencë. Duhet të respektohet ligji dhe të merret licenca.
Mirëpo, as unë nuk e mbështes indiferencën e mbikqyrësve të peshkimit, të cilët ndërsa shkelin në plehra e në anën tjetër nuk bëjnë asgjë për t’i hequr ato.
Për të mos folur për përtëritjen e ujërave tona me larva peshqish, gjë e cila, në liqenin e Bujanocit për herë të fundit ka ndodhur para 18 vitesh.
Peshkruajtësit vijnë disa herë në vit në liqenin tonë dhe kërkojnë leje nga peshkatarët. Nuk u shkon mendja ta pasurojnë liqenin me peshq të rinj.
Ata as nuk duan t’i përgjigjen as pyetjes se kur do të bëhet pasurimi i liqenit me peshq të rinjë.
Peshkatarët nga komuna e Bujanocit gjithnjë e më shumë janë të inatosur, sepse çmimi i licencës është rritur për 2000 dinarë dhe tani është 9000, plus anëtarësimin prej 500 (9000 + 500 dinarë).
Cilësia e ujërave ku ne peshkojmë është në rënie nga viti në vit. Ka gjithnjë e më pak peshq dhe gjithnjë e më shumë mbeturina.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *