AKTUALIZOHET SËRISH HAPJA NË PRESHEVË E KATEDRËS BEOGRADASE TË ALBANOLOGJISË

Bujanoc, 01. mars 2024. – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu kërkoi nga Katedra albanologjike e Fakultetit Filologjik të Beogradit që të hapë një departament në Preshevë. Me këtë kërkesë ai i është drejtuar me një shkresë Universitetit dhe ministrisë përkatëse.
Kam kërkuar edhe një takim për ta konkretizuar këtë kërkesë. Kjo do të merrte kuptim të plotë duke hapur një department në Preshevë, qytet me mbi 95% shqiptarë. Ky departament do të tërheqë edhe studentë nga qytetet përreth, thuhet në letrën e Lutfiut.
Bujanovaçke ka shkruar për këtë iniciativë pikërisht dy vite më parë, të cilën e ka nisur Ragmi Mustafa, kryetari i mëparshëm i KKSH-së.
Me atë rasti ai pat publikuar një letër që ka marrë nga Fakulteti, në të cilën thuhet se me drejtuesit e UB do të “bëhet një shqyrtim i thelluar i mundësisë së zbatimit të kësaj nisme”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *