STATISTIKAT ZYRTARE: BRENDA NJË VITI ÇMIMET ARTIKUJVE USHQIMOR U RRITËN VETËM 4.5 %

Bujanoc, 13. mars 2024. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e konsumit në shkurt të këtij viti janë më të larta për 5.6 për qind, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Republikës. Në një vit, çmimi i ushqimeve u rrit me vetëm 4.5 për qind.

Çmimet e mishit ishin 9,1 për qind më të larta se shkurtin e kaluar, çmimet e perimeve 5,8 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët 2,2 për qind.

Energjia elektrike për amvisëri ishte 15 për qind më e shtrenjtë muajin e kaluar krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa çmimi i gazit u rrit me 19.1 për qind.

Inflacioni në nivel mujor shënoi vlerën 0.6 për qind, me çka në muajin shkurt çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal ishin më të larta krahasuar me janarin e këtij viti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *