KOMUNALIA NË BLLOKADË, I KA BORXH PUNONJËSVE PËR PAGA DHE KONTRIBUTE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14 mars 2024. Llogaria e Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc është bllokuar për tetë ditë për shkak të, siç mësojmë, borxheve të ndërmarrjes për tatime dhe kontribute të punëtorëve. Ndërmarrja e shërbimeve komunale nuk i detyrohet vetëm shtetit, por edhe punonjësve për rroga dhe shpenzime të udhëtimit. Për momentin bllokada arrin në 3.6 milionë dinarë, por nuk ka të dhëna se sa ishte në fillim, më 6 mars, duke qenë se të gjitha të hyrat shkojnë për shlyerjen e borxhit. Më përgjegjës për gjendjen katastrofike në ndërmarrje, drejtori Ruzhdi Halili, kuadër i PD-së së kryetarit Nagip Arifi, vazhdon ta injorojë portalin Bujanovaçke, kështu që të gjitha pyetjet tona, përkatësisht të punëtorëve, mbetën sërish pa përgjigje.
Fakti që Komunalia është e bllokuar konfirmohet nga Banka Popullore e Serbisë (BPS), sipas të dhënave të së cilës bllokimi është vendosur që nga 6 marsi. Spekulohet se Arkëtimi i detyrueshëm është nisur nga Administrata Tatimore për shkak të borxheve për taksat dhe kontributet e punonjësve.
Punëtorët kanë marrë gjysmën e pagës më 4 mars, dy ditë para bllokadës, por kjo është rroga për pjesën e parë të dhjetorit. Kompania u detyrohet punonjësve edhe për shpenzimet e udhëtimit për 6-7 muaj.
Raporti i BPS
Sipas të dhënave të BPS, llogaria e kompanisë është bllokuar në disa raste edhe vitin e kaluar.
E ndërsa 170 punëtorë presin paga, nëdrsa shteti arkëtimin e tatimeve dhe kontributeve, menaxhmenti i Komunalisë blenë një kamion dhe kontejnerë për rreth 180 mijë euro.
Procedurat për blerjen e kamionit “Voma” për kanalizim dhe kontejnerë, për të cilat ka shkruar Bujanovaçke, kanë përfunduar javën e kaluar.
Komunalia do t’i blejë të dyja nga kompania Resor nga Gaxhin Hani. Për kamionin do të paguhen diç më pak se 20 milionë dinarë me TVSH ndërsa për kontejnerët do të harxhohen 5 milionë dinarë.
Natyrisht, Komunalia nuk i ka këto para, porse blerja financohet nga Komuna, nëpërmjet Programit të veçantë, për të cilin kemi shkruar më herët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *