Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. prill 2024. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka takuar të premten përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë dhe pas bisedës ka thënë se të drejtat e pakicave janë vendimtare në procesin e integrimit evropian. .
-Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian – tha Lajçak në rrjetin X.
Me Lajçakun kanë biseduar deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu.
Pas takimit, Kamberi deklaroi se përfaqësuesin e BE-së e kanë njoftuar për “të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës”.
LAJÇAK PAS TAKIMIT ME KAMBERIN: TË DREJTAT E PAKICAVE QENËSORE
Bujanovačke7. Apr 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostFILLON REGJISTRIMI I POPULLËSISË NË KOSOVË
Next PostTAKIM MES LAJÇAKUT DHE KAMBERIT NË BRUKSEL: INTEGRIMI, MUNGESA E INVESTIMEVE DHE MOSNJOHJA E DIPLOMAVE JANË VETËM DISA NGA PROBLEMET E SHQIPTARËVE NË SERBI