ARRESTOHEN KRYETAR TË BASHKËSIVE LOKALE, KISHIN PAGUAR PUNË TË PAQENA

Bujanoc, 6. prill 2024. Janë arrestuar kryetarët e këshillit në shtatë bashkësi lokale në komunën e Leskocit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Nish. Është arrestuar edhe pronari i një shitoreje nga Gërdelica, i dyshuar se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në nxitje.
Kryetarët e bashkësive lokale i kanë lëshuar fatura këtij ndërmarrësi sikur të ketë kryer punë ndërtimore edhe pse nuk janë kryer, thuhet në komunikatë, transmeton Juzhne Vesti.

– Siç dyshohet, nga viti 2021 deri në fund të vitit 2023, A. S. i ka nxitur kryetarët e Këshillit të Bashkësive Lokale të fshatrave afër Leskovcit që t’i vërtetojnë faturat, si gjoja kontraktues i punimeve të ndërtimit, dhe të kryejnë pagesën e parave në shumë të përgjithshme prej 7.470.300,00 dinarë, edhe pse e dinte se ato punë ndërtimore, ku investitorë ishin bashkësitë e përmendura lokale, nuk ishin kryer. Paratë e lartpërmendura paraprakisht janë transferuar nga llogaria buxhetore e qytetit të Leskovcit në llogaritë e bashkësive lokale, me çka është shkaktuar dëme në buxhetin e qytetit të Leskovcit, ndërsa dyqanit sipërmarrës nga Gërdelica i është mundësuar fitimi i pronës së kundërligjshme në shumën e caktuar – deklaroi të premten Prokuroria.
Janë arrestuar kryetarët e këshillave të bashkësive lokale N.S.(33), Z.T.(42), D.S.(52), I.M.(49), M.S.(61), N.T.(51) dhe M.K.(40), si dhe A.S. 48), i cili është personi përgjegjës i një dyqani sipërmarrës nga Gërdelica.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish – Departamentit Special për luftimin e Korrupsionit, të dyshuarëve i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *