BËHET MUZE, SHTËPIA NË KONÇUL NË TË CILËN ISHTE VENDOSUR SHTABI I UÇPMB-së

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. maj 2024. (Foto nga profili i Lutfiut në FB) – Shtëpia në Konçule afër Bujanocit, ku ishte vendosur selia e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) do të bëhet muze, paralajmëroi në vigjile të fushatës zgjedhore, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu.
Ai bëri të ditur të enjten se hapja e muzeut është planifikuar për më 20 maj, përkatësisht në 23 vjetorin e nënshkrimit të “Marrëveshjes së Konçulit”, siç e quajnë shqiptarët Deklaratën e Çmilitarizimit. Ky ishte hapi i parë drejt ndërprerjes së konflikteve të armatosura ndërmjet UÇPMB-së-së dhe forcave serbe të sigurisë në jugun e Serbisë.
– Nuk dimë nga të shkojmë nëse nuk e dimë nga kemi ardhur – tha Lutfiu.
Më 20 maj 2001, komandantët e UÇPMB-së nënshkruan Deklaratën për Çmilitarizimin ndërsa tri ditë më vonë Qeveria e Serbisë publikoi deklaratën “Amnistia është rrugëdalje”, e cila përfundimisht i dha fund konflikteve.
Në zonate komunës së Bujanocit tashmë ka memorialë të ngjashëm kushtuar luftëtarëve të UÇPMB-së, si muzeu i Ridvan Qazimit – Komandant Leshi, në vendlindjen e tij në Tërnoc.
Hapja e muzeut në Konçul vjen në kulmin e fushatës para zgjedhjeve lokale në Bujanoc që do të mbahen më 2 qershor.
Presidenti KKSH-së Lutfiu është anëtar i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), selia e së cilës është në Konçul, ndërsa partia udhëhiqet nga Shqiprim Musliu, djali i Jonuz Musliju, ish-komisar politik i UÇPMB-së, dhe më vonë kryetar i Kuvendit komuna në Bujanoc.
LPD ka qenë pjesë e çdo pushteti komunal që nga viti 2002 që nga fitorja e parë e kandidatit shqiptar (Nagip Arifi) në zgjedhjet për kryetar komune.
Fjala vjen, Lutfiu u bë i njohur për publikun e gjerë pasi inicioi heqjen e merit të Desanka Maksimoviqit nga emërtimi i shkollës në Bilaç.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *