AMBASADORI I JAPONISË VIZITON BUJANOCIN, ARIFI: E INFORMOVA PËR DISKRIMINIMIN

Bujanoc, 12. qershor 2024. Ambasadori i Japonisë në Beograd, Akira Imamura, ka vizituar të martën Bujanocin ndërsa me kryetarin e komunës Nagip Arifi ka biseduar për gjendjen e sigurisë, politike dhe ekonomike.
Pas takimit, Arifi njoftoi se e ka njoftuar ambasadorin për ngjarjet në Bujanoc, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, e të cilat janë rezultat i “diskriminimit të kryer nga pushteti shtetëror në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik. “.
– E përmenda faktin se edhe pas shumë marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, siç është ajo për njohjen e diplomave, marrëveshja ende nuk është zbatuar – tha Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *