TAMARA MISIRLIQ, BËMIRËSJA NGA VRANJA QË PO NDIHMON FËMIJËT NË UGANDË

Bujanoc, 19. qershor 2024. (Foto Instagram) – Tamara Misirliq nga Vranja shkoi në Ugandë në fillim të qershorit, ku hap puse për t’ua lehtësuar sadopak jetën fëmijëve që nuk kanë ujë të pijshëm. Ajo kujdeset për fëmijët e sëmurë dhe të lënduar dhe u blen rroba dhe këpucë. Me të është edhe një bëmirës tjetër nga Vranja, Marko Nikoliq.
Tamara Misirliq është një bëmirëse e cila me punën e saj u ka ofruar shumë njerëzve në Serbi një jetë më të mirë, ndërsa tani dëshirën e saj për të ndihmuar njerëzit që po vuajnë e ka zhvendosur në një kontinent tjetër, shkruan Telegraf.
Më 9 qershor, ajo shkoi në Ugandë ku po hap puse për fëmijët që nuk kanë akses në ujë. Tamara i informon rregullisht ndjekësit për arritjen e saj në rrjetet sociale.
– Arritëm në Ugandë dhe filluam të hapim një pus! Ndjenja nuk mund të përshkruhet dhe se si na pritën…- ka shkruar ajo kur kanë mbërritur.
Për pak kohë që ishte atje, Tamara hapi dy puse, por kujdesej edhe për fëmijët e sëmurë dhe të lënduar.
– Uri dhe etje… por edhe shumë fëmijë të sëmurë e të lënduar, e kështu, me trimëri durojnë dhimbjet dhe po… nuk kanë atë që kemi ne, nuk kanë shtrat të ngrohtë, nuk kanë ushqim, ata nuk kanë një mjek pranë… – shpjegoi ajo se si është gjendja në Ugandë.
Ajo u bleu rroba dhe këpucë të reja, sepse shumë prej tyre ecnin zbathur dhe zhveshur.
Ajo u solli atyre lodra, patate të skuqura dhe pije të gazuara. Dhe me këtë ajo bëri shumë buzëqeshje. Në një nga videot e saj, ajo tregoi dy fëmijë që ndanin një copë të vogël patatinash, por të lumtur sikur të kishin ngrënë të gjithë qesen.
Ajo u ka gatuar edhe oriz, të cilin sipas saj e hanë vetëm në Krishtlindje dhe në disa festa të tjera të rëndësishme.
Ajo shkoi në lumë me fëmijët për të marrë ujë. Dhe ajo ecte zbathur me ta dorë për dore.
Ajo lozi me ta dhe i merrte gratë nga fshatrat që vizitonte duke bërë pazar, grimohej dhe i bëri të ndiheshin si gra nga vende të tjera të botës, të paktën për një ditë.
– Çdo ditë ke mundësinë të jesh dritë në jetën e dikujt. Përdoreni atë – shkruhej në seksionin e videos ku mund të shihni se si ajo rregulloi gratë nga Uganda.
Në këtë periudhë të shkurtër, Tamara arriti të zhvillojë stërvitje karateje për fëmijët.

– Luftëtare kundër diskriminimit që nga fëmijëria, sot po e kthej ëndrrën time në realitet – që të gjithë fëmijët të jenë të barabartë, nga Serbia në Ugandë – tha ajo.
Secila prej këtyre momenteve është regjistruar nga Tamara dhe është shpërndarë në rrjete. Të gjitha ato shkrepje na kujtojnë se sa pak nevojitet për të qenë të lumtur. Ajo na kujtoi të vlerësojmë se gjërat si uji i pijshëm, mjeku dhe ushqimi janë afër. Njerëzit në disa pjesë të tjera të botës thjesht nuk i kanë këto shërbime jetike.
– Le të jemi mirënjohës për gjithçka që kemi – ka shkruar ajo në përshkrimin e një prej videove të saj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *