Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. qershor 2024. Ftesës së opozitarëve Fronti për Ndryshim, listës fituese në zgjedhjet lokale në Bujanoc, për të diskutuar për qeverisjen e re komunale nuk iu është përgjigjur Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, konfirmoi për Bujanovaçke një nga liderët e Frontit, Arbër Pajaziti. Ai ka paralajmëruar se do të ftojë edhe listat serbe në bisedime për formimin e shumicës së re qeverisëse.
– Nesër presim përfaqësuesit e dy partive tjera shqiptare, PD-së së Nagip Arifit dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, të shohim nëse do të vijnë. Detyra jonë si fitues i zgjedhjeve ishte t’i ftojmë ata – thotë Pajaziti.
I pyetur nëse do të bisedonte edhe me grupet serbe, siç kishte paralajmëruar më herët, ai u përgjigj pozitivisht, duke shtuar se do të priste që të përfundoj edhe procesi i zgjedhjeve të përsëritura që do të mbahen më 21 qershor.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se në vendvotimin numër 47 në Shtëpinë e Kulturës dhe në vendvotimin 33 në Zhbevc do të mbahen zgjedhjet e përsëritura. Rezultatet do të japin përgjigjen përfundimtare se si do të shpërndahen 41 mandatet në kuvend.
PAJAZITI: SERBËT DO T’I FTOJ PËR BISEDIME PAS ZGJEDHJEVE TË PËRSËRITURA
Bujanovačke20. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNESËR SËRISH VOTOHET NË SHTËPINË E KULTURËS DHE NË ZHBEVCË
Next PostTAMARA MISIRLIQ, BËMIRËSJA NGA VRANJA QË PO NDIHMON FËMIJËT NË UGANDË