Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 7. nëntor 2024. – Në kuadër të projektit “Inkurajimi i shkëmbimit mediatik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, i cili zbatohet nga BIRN Serbia dhe Internews Kosova, një grup gazetarësh nga mediat e Prishtinës, Beogradit dhe Novi Sadit vizituan Bujanocin. Projekti, sipas Kalina Simić nga BIRN, punon për të krijuar lidhje më të mira dhe më të forta të bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve nga Serbia dhe gazetarëve nga Kosova.
-Në kuadër të këtij udhëtimi kemi vizituar Prishtinën, Pejën, Mitrovicën Veriore dhe pas Bujanocit do të shkojmë në Beograd dhe Novi Sad- tha Kalina Simiq.
Fillimisht kanë biseduar me redaktorët e mediave lokale, e më pas kanë qenë mysafirë të kryetarit të komunës Arbër Pajaziti dhe zëvendësit të tij Aleksandar Millosheviq, me të cilët kanë biseduar për atmosferën politike në Bujanoc dhe për projektet që planifikon t’i realizojë pushteti i ri lokal.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilat kryesisht kishin të bënin me situatën politike në Bujanoc, me projektet, investimet dhe jetën e qytetarëve në komunën tonë. Ai theksoi se problemet më të mëdha të pushtetit vendor janë borxhet e trashëguara nga ai i mëparshmi.
– Kemi tre muaj që jemi këtu, po i afrohen njëqind ditëve të para të qeverisjes sonë multietnike, të cilën nuk e kemi pasur në katër vitet e fundit. Përkundër gjendjes së keqe financiare, ne kemi arritur t’i realizojmë disa premtime, jemi të fokusuar në mirëqenien e qytetarëve dhe projektet tona kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre – sqaroi Pajaziti.
Siç tha ai, plani përfshin projekte të reja që kanë të bëjnë me infrastrukturën, duke përfshirë parkun e qytetit, tregun, zgjidhjen e problemeve të trafikut, rrugët njëkahëshe e të tjera.
I pyetur se çfarë është raporti mes Qeverisë së Serbisë dhe Bujanocit, Pajaziti ka theksuar se marrëdhëniet janë përmirësuar.
– Deri më tani na kanë vizituar tre ministra, komunikimi me Qeverinë e Serbisë është i mirë, na shikojnë me sy tjetër. Kemi aktivizuar një fabrikë që do të fillojë së shpejti me punë, për 50 punëtorë të rinj, në të cilën do të punojnë serbët, shqiptarët dhe romët – tha Pajaziti.
I pyetur nga një gazetar se pse mendohet se gjendja në Bujanoc është e keqe sa i përket sigurisë, Pajaziti tha se nuk e mban mend kur ka pasur probleme ndëretnike, se këtu të gjithë pinë kafe bashkë dhe shoqërohen.
“Nuk ka tension, por harmoni dhe paqe dhe ne duhet t’u shërbejmë të gjithëve si shembull”, theksoi Paiziti.
Disa nga pyetjet që u interesuan gazetarët kishin të bënin me buxhetin e komunës së Bujanocit, me protestat e shqiptarëve, me marrëdhëniet me partitë opozitare shqiptare, si dhe me marrëdhëniet me institucionet e Kosovës.
Početna FILLIMI GAZETARËT NGA KOSOVA DHE SERBIA TE PAJAZITI, KRYETARI ZBULON PRIORITETET E BUJANOCIT
GAZETARËT NGA KOSOVA DHE SERBIA TE PAJAZITI, KRYETARI ZBULON PRIORITETET E BUJANOCIT
Bujanovačke7. Nov 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostHUMANITETI I FËMIJËVE TANË: NË BUJANOC MBAHET GARA PËR FËMIJËRI TË LUMTUR
Next PostQYTETARËT TË FRIKËSUAR, GYPAT E RËNDË NË GUMOPLASTIKË PEZULLOJNË MBI KOKAT E KALIMTARËVE
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.