Bujanoc, 20. nëntor 2024. – Qytetarët për herë të parë do të mund të marrin pjesë në diskutimin e propozim-buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin e ardhshëm, përmes një platforme të posaçme interneti që do të jetë në dispozicion për disa ditë, paralajmëroi për Bujanovaçke njeriu i parë i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Këtë e tha Pajaziti pas takimit të sotëm, të cilin së bashku me kolegët e tij, e mbajti me përfaqësues të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, këshillave të bashkësive lokale dhe drejtorëve të shkollave, me të cilët diskutuan propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm 2025.
Kryetari Arbër Pajaziti e vlerësoi takimin të suksesshëm dhe të frytshëm në deklaratëne tij për Bujanovaçke:
“Ne si pushtet lokal do të bëjmë gjithçka që të gjitha shtresat sociale të përfshihen në propozimin e buxhetit, në mënyrë që nevojat e tyre të plotësohen në vitin e ardhshëm”, tha Pajaziti.
Ai më herët ka theksuar për Bujanovaçken se për shkak të buxhetimit të dobët dhe ambicieve joracionale, ish-qeverisja ka lënë “vrima” të mëdha në arkën e komunës me buxhetin e saj. Pajaziti si këshilltar i opozitës në fund të vitit të kaluar ka kritikuar buxhetin e këtij viti në Kuvend.
Početna Uncategorized @sq KJO ËSHTË MËNYRA SE SI QYTETARËT E BUJANOCIT DO TË MARRIN PJESË DREJTËPËRDREJTË NË HARTIMIN E BUXHETIT
KJO ËSHTË MËNYRA SE SI QYTETARËT E BUJANOCIT DO TË MARRIN PJESË DREJTËPËRDREJTË NË HARTIMIN E BUXHETIT
Bujanovačke21. Nov 2024.Uncategorized @sq0