EKSPOZITË NË PRESHEVË NGA PIKTORËT E RINJË: ARTI ËSHTË GJUHA E SHQPIRTIT

Bujanoc, 23. nëntor 2024. Piktorët e rinj nga Bujanoci dhe Presheva do t’i ekspozojnë punimet e tyre artistike në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, me mesazhin se “Arti është gjuha e shpirtit”.
Vëmendje e veçantë tërhoqën punimet e Kaltrina Selimit nga shkolla e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, Rinesa Rexhepi dhe Zeqir Memeti nga gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë, sipas organizatorit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Perspektiva”.
Ekspozita është pjesë e projektit “Forcimi i dialogut ndërkulturor, përmes artit dhe edukimit”, me mbështetjen e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ekspozitën e artistëve të rinj e hapi Sevdail Hiseni, kryetari i “Perspektiva”.
“Nxënësit me punimet e tyre pikturuan një botë të pasur artistike, e cila dëshmon potencialin e tyre për të shprehur emocionet, ëndrrat dhe perspektivat e tyre përmes artit”, tha Hiseni.
“Arti është gjuha e shpirtit. Me të ne lidhim breza, ndërtojmë ura dhe krijojmë një të ardhme më të ndritshme”, tha Hiseni.
Profesorët Hisen Saqipi, Nexhmedin Veliu dhe Metali Krasniqi theksuan se kjo ekspozitë është “urë bashkëpunimi dhe frymëzimi për të ardhmen”.
Ata kujtuan rëndësinë e mbështetjes së artit si një mënyrë për të pasuruar shpirtërisht shoqërinë tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *