Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. dhjetor 2024. Komuna e Bujanocit ka shlyer plotësisht kamionin 20 milionë dinarësh për NP “Komunalia”, të cilin e kishte blerë qeveria e kaluar, por për të cilën nuk ka paguar asnjë dinar, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Arbër Pajaziti. – Një borxh më pak për Bujanocin – tha ai.
– Kamioni u pagua. Komuna e Bujanocit sot ka paguar këstin e fundit për kamionin që qeveria e kaluar e ka blerë për 20 milionë dinarë, por nuk ka paguar asnjë dinar për të – tha të hënën kryetari i komunës.
Foto: Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti
Sipas tij, ky kamion është përdorur për qëllime propagandistike ndërsa barra financiare ka rënë mbi komunën dhe qytetarët.
“Falë punës së përgjegjshme të ekipit tonë arritëm ta mbyllim këtë obligim dhe të sigurojmë që ky kamion të jetë realisht në shërbim të qytetarëve të Bujanocit, pa borxhe”, tha Pajaziti.
Ai theksoi se qeverisja e re komunale është e përkushtuar për menaxhim transparent dhe të përgjegjshëm të burimeve publike dhe shtoi se këto janë hapat e parë drejt një të ardhmeje më të mirë.
KOMUNA PAGUAN KAMIONIN TË BLERË NGA PUSHTETI I MËPARSHËM
Bujanovačke18. Dec 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostPUNONJËSIT NË SHKOLLAT E BUJANOCIT NË PRITJE TË VENDIMIT PËR NDËRPRERJEN E PUNËS
Next PostBLLOKIM I FAKULTETIT EDHE NË BUJANOC