Šaip Kamberi

KAMBERI I THOTË MITROVIQIT: NUK GUXONI TA MBËSHTESNI VUÇIQIN NË EMËR TË SHQIPTARËVE

Bujanoc, 19. dhjetor 2024. – Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë se Nenad Mitroviq nuk ka të drejtë ta përkrah Vuçiqin në emër të të gjithë banorëve të Bujanocit. -Nenad Mitroviq, përparimtar dhe u.d. Drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues, nuk ka të drejtë ta përkrahë Aleksandër Vuçiqin në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit, sepse 62 për qind prej tyre janë shqiptarë, thotë Shaip Kamberi, deputeti dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD).
– Mitroviqi harron se shqiptarët përbëjnë 62 për qind të popullsisë së komunës e Bujanocit. Prandaj, ai nuk mund dhe nuk ka të drejtë të mbështesë Aleksandar Vuçiqin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të mbështesin një politikë që i diskriminon prej 12 vitesh – deklaroi Kamberi.
Kamberi: Mitroviq! shqiptarët janë shumicë
Ai ka reaguar ndaj deklaratës së Mitroviqit:
“NUK KA KTHIM PRAPA, PRAPA NESHË ËSHTË SERBIA!!! Mbështetje e plotë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq!!! President, ju keni mbështetjen e plotë të qytetarëve të komunës së Bujanocit, të cilët e dinë shumë mirë se sa dhe në çfarë mënyre luftoni për çdo pëllëmbë të Serbisë. Rroftë Serbia”.

 

Kamberi thotë se fushatën e solidaritetit nëpër qytete e kanë nisur strukturat e SNS për shkak të krizës politike që kaploi Serbinë dhe revoltës në rritje kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.
– Sigurisht që bëhet fjalë për “mbrojtjen e Kosovës” – thotë Kamberi.
Ai po ashtu vlerëson se përgjegjësitë e Mitroviqit janë vetëm financat e Trupit Koordinues, e jo politika.
-Shqiptarët nuk mund të mbështesin një politikë që nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara, që u pasivizon adresat, që ka kryer spastrim etnik në Medvegjë, që nuk njeh diplomat e 16 brezave të të rinjve shqiptarë, që ndalon fondet e Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës. Shqiptarët nuk mund të mbështesin politikën dhe një president që mohon gjenocidin në Srebrenicë, që mohon masakrën në Reçak dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë – thotë ai.

Koha e Millosheviqit
Ai i ka bërë thirrje Mitroviqit që nëse e di se ka një shqiptar që e përkrah një politikë të tillë, këtë ta thotë publikisht, por thekson se nuk mund të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve.
– Kjo “mbështetje” e vasalëve politikë “nga poshtë” më kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur Serbia mobilizohej “nga poshtë lart” për të mbështetur Kasapin e Ballkanit në një politikë shkatërruese dhe gjenocidale. As atëherë dhe as tani nuk mund të blesh mbështetjen e shqiptarëve. Sidomos jo tani, kur në popullin serb po rritet rebelimi kundër A. Vuçiqit dhe regjimit të tij – përfundoi Kamberi.
Mitroviq i tha Bujanovaçkes se nuk do t’i përgjigjet tani Kamberit për shkak të festës së sotme dhe se këtë do ta bëjë nesër.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *