MJEKËT PO IKIN, NDËRSA STOJANÇA LE TË PUNOJ ENDE: RAMADANI I DREJTOHET ARSIQIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. dhjetor 2024. Në seancëne sotme të Kuvendit të komunës, Kkshilltari Enver Ramadani nga PVD-ja në opozitë i tha Dr. Stojançës se mjekët po largohen nga Bujanoci ndërsa ti po punon në Banjën e Bujanocit, ndonëse je në pension. Ai e pyeti Arsiqin edhe nëse në mesin e pacientëve të këtij enti për terapi fizikale ka shqiptarë dhe romë apo nëse vijnë vetëm serbë. Ramadani e prezantoi Banjën e Bujanocitsi shembull të diskriminimit ndaj shqiptarëve.
– Përderisa mjekët po largohen nga këtu, sidomos ata me diplomë të Universitetit të Prishtinës, sepse shteti nuk ua njeh diplomat, doktori Stojança Arsiq është e punësuar në Banjën e Bujanocit. Le të punoj, por më thoni a ka ndonjë shqiptar mes 74 punonjësve të Banjës!? A ka mjekë apo infermierë shqiptarë nga komuniteti shqiptar? Jo! – tha Ramadani gjatë debatit për rishikimin e buxhetit.
Këshilltari nga lista e koalicionit rreth SNS-së Stojança Arsiq nuk i është përgjigjur Ramadanit për këtë çështje.
Rishikimi i buxhetit është në rend dite, por mes këshilltarëve të mazhorancës qeverisëse, gjegjësisht listës rreth SNS-së, dhe këshilltarëve të opozitës nga PVD-ja, po diskutohet për diskriminimin, nepotizmin, Nenad Mitroviqin.
Derisa ne po e raportojmë këtë, është miratuar rishikimi i tretë i buxhetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *