SËRISH FILLON PUNËN KUZHINA POPULLORE NË BUJANOC

Bujanoc, 20. dhjetor 2024. – Kuzhina popullore në Bujanoc do të fillojë sërish me punë nga e hëna (23 dhjetor). Shpërndarja e kuponëve fillon në orën 10:00 dhe shpërndarja e vakteve në orën 12:30. Më në fund ka ardhur mielli dhe të gjithë përdoruesit e kuzhinës do të mund të marrin ushqimet e tyre në katër pika të qytetit.
– Sot morëm 24 tonë miell. Pjesën tjetër të mallit e kemi marrë në shtator, por pa miell nuk kemi mundur të fillojmë me punë – thotë për Bujanovaçke, Damjan Popoviq, sekretar i KQ të Bujanocit.
Kuzhina popullore do të shpërndajë ushqime për përdoruesit në katër pika: në Kryqin e Kuq, në Lagjen e re, në Tërnoc afër Zyrës së vendit dhe në kazermën në QK “Shkolla Teknike dhe Salvatore”.
-Çdo përdorues merr gjysmë bukë dhe gjysmë litër vakt të gatuar. Ky cikël do të zgjasë 9 muaj me mundësi vazhdimi edhe për një muaj.
Për përkujtim, Kuzhina Kpopullore në Bujanoc është e dyta në Serbi për nga numri i përdoruesve (1200), pas Novi Pazarit. Fillimisht ishte paraparë të fillonte punën më 1 shtator, mirëpo KQ nuk e kishte marrë miellin me kohë dhe për këtë shkak fillimi i punës së kuzhinës u vonua.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *