SHQIPTARËT KËRKOJNË TË SHËROHEN NË KOSOVOË, NUK KANË BESIM NË MJEKËT SERB

Bujanoc, 28 korrik 2020 – Udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga  jugu I Serbisë kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që t’iu sigurojnë atyre shërim nga Covid-19 në institucionet shëndetësore të Kosovës sepse, siç thonë ata, dyshojnë se do të marrin trajtimin e duhur në spitalet në Vranje ose Leskoc, ku nuk ka shqiptarë të punësuar ”.
“Për arsye të njohura, shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë frikë se nuk do të marrin trajtim dhe shërbim të duhur shëndetësor në spitalet rajonale të Vranjës dhe Leskocit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar të punësuar”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KNSH).
Lexoni deklaratën e plotë:
LUGINA E PRESHEVËS TË PËRJASHTOHET NGA KËRKESA E TESTEVE NË KUFIJTË E KOSOVËS
Sot, nëpërmjet një shkrese të përbashkët me deputetin popullor, z. Shaip Kamberi, në adresë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Avdulla Hoti; Ministrit të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, z.Naser Ramadani; kërkuam përjashtimin e Luginës së Preshevës nga kufizimet e reja të paralajmëruara për hyrje dhe dalje në kufijtë e Kosovës me vendet fqinje.
Kërkesa për teste nënkupton de fakto mbylljen e kufirit për qytetarët e Luginës e Preshevës, meqë pjesa dërmuese prej tyre, nuk mund t’i sigurojnë ato.
Përveç përjashtimin nga mbyllja e kufijve me Luginën e Preshevës në pikat kufitare në Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kemi kërkuar po ashtu të mundësohet trajtimi i të infektuarve me Covid-19 nga Lugina e Preshevës në institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, që në këtë situatë është jetike për shqiptarët e Luginës për shkak të urgjencës shëndetësore.
Lugina e Preshevës është duke u përballur së fundi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë me përhapjen e Covid-19. Numri i të infektuarëve po rritet çdo ditë.
Për arsye të njohura, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës frikësohen se mund të marrin trajtim dhe shërbim të duhur shëndetësor në spitalet rajonale, si ai i Vranjës dhe i Leskocit, ku edhe nuk ka pothuajse fare shqiptarë të punësuar.
Gjithashtu, tashmë ekonomia e dërmuar në Luginën e Preshevës ka pësuar goditje të rëndë nga masat e ndërrmara nga Republika e Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nga Lugina e Preshevës në Kosovë ndihmon sadopak edhe ekonominë vendore. Pra, mbyllja de fakto e kufirit e Republikës së Kosovës me Luginën e Preshevës do ta thellojë edhe më shumë katastrofën humanitare, shëndetësore dhe ekonomike të Luginës së Preshevës.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *