Bujanoc, 4 gusht 2020 (Foto nga VranjeNews) – Dhjetë deputetë nga Vranje dhe rrethi i Pcinjës u ulën në kolltuqet e Parlamentit serb të hënën, raporton VranjeNews, duke përfshirë edhe tre nga Bujanoci dhe 1 nga Presheva.
Dy janë nga Vranja – studenti Milan Iliq (SNS) i lindur më 1990 dhe Momir Stojilkoviq (PSS, në koalicion me SNS), inxhinier i diplomuar i bujqësisë, i lindur më vitin 1961.
Është edhe një deputet nga Banja e Vranjës, lideri i SNS-ës në Vranjë, Slavisha Bulatoviq (Banja e Vranjës, 1975), jurist i diplomuar me profesion.
Në seancën konstituive u betuan edhe deputetët e SNS Nenad Mitroviq nga Bujanoci (1973, ekonomist), Nevenka Kostadinova (1972, kimiste e diplomuar nga Bosilegrad dhe Nenad Kërstiq (1980, ekonomist i diplomuar), përndryshe kryetar i komunës së Tërgovishtes.
Në Kuvendin popullor është edhe një deputet socialist, po nga Qarku i Pçinjës – Novica Tonçev (1962, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë) nga Surdulica, nënkryetar i SPS dhe i pari socialistëve nga Surdulica.
Janë tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare të bashkuar në lëvizjen Lugina e Bashkuar – Argjend Bajrami (1977, me profesion afarist) nga zona e komunës së Preshevës, dhe dy nga territori i komunës së Bujanocit.
Këta janë Nadije Beqiri (1961, ekonomiste e diplomuar), me origjinë nga Lluçani afër Bujanocit, dhe Shaip Kamberi (1964, Tërnoc), jurist i diplomuar.