Bujanoc, Vranjë, 24 gusht 2020 (Foto Instagram) – Marko Jovanoviq(33), trajner futbolli nga Vranja, mori përsipër ekipin e Ljuftetarit nga Gjirakostra, një klub ku ai më parë kishte punuar si ndihmës shef i shtabit profesional.
Sipas Vranjenews, skuadra nga Liga e Dytë Shqiptare do të jetë angazhimi i parë i i pavarur në karrierën e tij dhe ka plane ambicioze për ta rikthyer këtë klub në Superligën Shqiptare.
– Pranova ftesën nga Gjirokastra, një qytet i njohur për mua në kufirin me Greqinë. Është një qytezë me një histori të pasur që tashmë ka ndikuar në karrierën time. Përkatësisht, me Mladen Milinkoviq, Lutfëtari u kualifikua në Ligën e Europës. Ne atëherë luajtëm shkëlqyeshëm dhe unë u ktheva në Shqipëri me shumë i lumtur – tha Jovanoviq në një prononcim për Zhurnal-in.
Edhe pse ai formoi stafin profesional dhe luajti për shtatë ditë me ekipin e ndryshuar në sezonin e kaluar, pas rënies në ligën e dytë, Jovanoviq ende nuk e ka nënshkruar kontratën e tij.
– Mbeten disa detaje të rëndësishme që duhen harmonizuar. Po pres garancitë e menaxhmentit të garantojnë rrespektimin e pikave kryesore të kontratës. Kur të gjitha formalitetet të jenë përfunduar, qëllimi mbetet i njëjtë, një kthim në një gara elitare. Prandaj erdha te Luftëtari. Jam i vetëdijshëm që kemi një punë të madhe përpara nesh, por në asnjë moment nuk jam i gatshëm të pranoj mediokritetin. Ne duam të jemi në elitë – tha ai.
Ai ka një përvojë profesionale në Shqipëri, me ç’rast përveç Luftëtarit një kohë kishte qenë pjesë e ekipit të Kukësit dhe Partizanit, ndërkohë ka luajtur për KRF Soko (Vranjë), KF Dinamo (Vranjë), KF Obiliq (Beograd) dhe KF Mlladi Obiliq (Beograd.
Ka bërë analizën e video xhirimeve të ekipeve kundërshtare FC Rubin (Kazanj, Rusi) dhe KF Vojvodina (Novi Sad).