Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15 tetor 2020. Asfaltimi i rrugës kryesore në Bujanoc do të fillojë pas një javë, i tha Bujanovaçkes zyrtar i Administratës komunale në Bujanoc, duke shtuar se ata nuk vendosin për vazhdimin e punimeve dhe nuk janë përgjegjës për vonesën.
Shefi i zyrës së kryetarit të komunës, Sali Salihi, kujtoi se rikonstruimi i rrugës kryesore në Bujanoc financohet nga Ministria e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës, dhe se dinamika e punimeve nuk varet nga Komuna e Bujanocit.
– Ministria është një financuese, “Rrugët e Serbisë” janë ekzekutues ndërsa kompania “Saba Bellca” është nënkontraktor i punëve dhe vendimet merren në atë relacion. Komuna e Bujanoit përmes një shkrese ka kërkuar që ministria të vazhdojë punën dhe kjo është ajo që ne mund të bëjmë – tha Salihi.
Foto: Financuesi dhe kontraktorët vendosin për vazhdimin e punimeve
Më tej, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me kompaninë “Saba Bellca”, Bujanovaçke përcolli informacionin se punimet do të vazhdojnë për një javë, pa specifikuar arsyen e vonesës së re.
Rikonstruimi i një segmenti të rrugës kryesore nga Posta deri te parku i qytetit dhe Rruga Bora Stankoviq, zyrtarisht ka filluar gati tre muaj më parë, dhe kanë kaluar saktësisht 7 ditë që kur punimet në segmentin nga Posta në parkun e qytetit u ndërprenë përsëri pasi përfunduan përgatitjet për asfaltim.
Punimet u ndërprenë disa herë për disa ditë, dhe një nga shkaqet ishte prishja e makinës për heqjen e shtresës së vjetër të asfaltit.
Asfaltimi i rrugës kryesore në Bujanoc, në gjatësi prej dy kilometra, filloi më 1 tetor të vitit të kaluar.