PËR KF TËRNOCI MË SË SHUMTI PARA NGA BUXHETI, KRITERET NUK DIHEN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23 prill 2021.-Klubi i futbollit “Trnoci” nga Tërnoci i Madhë nga buxheti i Komunës së Bujanocit do të përfitoj 30 përqind të shumës totale të caktuar për financimin e klubeve sportive për këtë vit, pra 1.9 milion dinarë.

Me këtë është shkelur Ligjin për sportin, përkatësisht neni 138 i të cilit thotë: Një organizate në fushën e sporteve nuk mund t’i ndahen më shumë se 20% e buxhetit të përgjithshëm të njësisë së vetëqeverisjes lokale të destinuar për financimin e programeve sportive, me kusht që kostot e programeve që plotësojnë nevojat dhe interesat e qytetarëve në njësinë e vetëqeverisjes lokale duhet, si rregull, të kenë të paktën 15% të veprimtarive që lidhen me angazhimin e fëmijëve në aktivitetet sportive.

Megjithëse garon në të njëjtin rang të garave me klubin nga Tërnoci i Madhë, edhe atë në rangun më të ulët – në Ligën e Qarkut të Pçinjës, për KF BSK nga Bujanoci u parapanë 850.000 dinarë.

Vendimi i Komisionit që vendosi për shpërndarjen e fondeve për sportet u konfirmua sot nga Këshilli komunal, por në seancë nuk u shpjeguan kriteret në bazë të cilave u bë shpërndarja e fondeve.

KFV “Zufo”, që aktualisht garon në Ligën e dytë, do të marrë 600.000 dinarë, ndërsa KFV BSK që garon në Ligën e tretë do të ndihmohet me vetëm vetëm 80.000 dinarë, ndëkohë që KF “AS”, pjesë e rangut më të ulët garues, do të marrë 450.000 dinarë.

290.000 dinarë janë caktuar për Klubin e basketbollit “Play 017”, ndërsa 250,000 dinarë janë ndarë për KK “Elita”, një klub që, siç mësojmë, nuk ka garuar për dy vjet dhe është përjashtuar nga Federata serbe e basketbollit.

Klubi i karatesë BSK do të financohet me 40.000 dinarë, ndërsa “Besa” me 150.000 dinarë.

Komisioni i ka paraparë 750.000 dinarë klubit të hendbollit BSK Heba.

Duke komentuar shpërndarjen e parave nga buxheti, kryetari Nagip Arifi vuri në dukje se “është e sigurt që do të ketë të pakënaqur”

Ai njoftoi se klubet do të marrin fonde që në javën e ardhshme.

Komuna do të financojë gjithsej 26 klube me 6.5 milion dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *