Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1 qershor 2021(foto ilustrim) – Futbollistët e KF “Tërnoci” do të marrin një premi nga buxheti në shumë prej 300.000 dinarëve për plasman në Zonën “Jug”, vendosi kryetari i komunës, Nagip Arifi.
Kryetari i Komunës priti sot kampionët e ligës së Qarkut të Pçinjës dhe i porositi ata se nuk do të mungojë mbështetja e vetëqeverisjes lokale për klubin, veçanërisht tani që ata i presin kosto më të larta për shkak të garimit në rang më të lartë.
Drejtuesit e klubit falënderuan Arifin për ndihmën, duke theksuar se suksesi i KF “Tërnoci” u kushtohet të gjitha brezave të klubit.
Klubi nga Tërnoci përfundoi garën si kampion i Ligës së Qarkut të Pçinjës, duke arritur që për herë të parë në historinë e tij të kualifikohet në rang më të lartë garash.