ARIFI: FAJËSON QYTETARËT PËR MUNGESËN E UJIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 qershor 2021. – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, fajëson qytetarët për mungesën e ujit në Bujanoc dhe fshatrat përreth, por edhe “këshilltarët që nuk paguajnë faturat e NP” Komunalia “dhe – si tha ai – individë të papërgjegjshëm që abuzojnë me ujin e pijshëm,.
Arifi njoftoi se ditëve në vijim Këshilli komunal do të bie një orar për kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm.
Sipas Arifit, as NP “Komunalia” dhe as qeveria komunale nuk janë përgjegjëse për problemet në furnizimin me ujë, edhe pse, siç tha ai, në gjashtë vitet e kaluara nuk është është hapur asnjë pus i ri, por fajtorë janë qytetarët e pandërgjegjshëm.
– “Komunalia” punon me kapacitet 100 përqind – të gjitha puset dhe të gjitha pompat. Së shpejti do të publikojmë emrat e këshilltarëve dhe qytetarëve të cilët nuk paguajnë për ujë dhe të cilët abuzojnë me të – njoftoi Arifi në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Ai shtoi se nuk mund të lejohet që dikush të mos ketë ujë të pijshëm në 40 gradë, dhe dikush tjetër të ujit kopshtin gjatë asaj kohe.
Arifi u bëri thirrje qytetarëve që të mos u besojnë “mediave të caktuara”, duke iu referuar mbase Bujanovaçkes, pasi që ne ishim të vetmit që ishim zëri i banorëve të Rakocit, dhe i shumë vendbanimeve të tjera, që kërkonin uj të pijshëm .
Gjatë kthimit tim nga deponia, e cila po digjej nga zjarri, të enjten ndalova edhe në Rakoc, me ç’rast presioni në një çeshme publike ishte i shkëlqyeshëm – tha Arifi.
Këshilltari i partisë opozitare -Alternativa për ndryshim – Florim Agaj gjatë diskutimit të tij në Kuvend lëshoi fjalimin e Arifit, të xhiruar gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të fundit, në të cilin ai premton të zgjidhë problemin me furnizimin me ujë 20 ditë pasi ai të marrë funksionin e kryetarit.
Ka kaluar një vit nga ajo, dhe nuk ka ujë – tha Agaj.
Pasoi një shpjegim që premtimi i referohej vendeve ku është dhënë ajo deklaratë.
Këtë e kam thënë në Breznicë, Turi, Bilaç… dhe është e vërtetë se atje nuk ka snjë problem – tha Arifi.
Debati mbi furnizimin me ujë dhe mungesat e tij, me ç’rast Bujanovaçke ditëve të fundit kishte raportuar disa herë në publikimet e veta, pas ankesave të banorëve lokal – kryesisht nga fshatrat serbe, u ndez vetëm kur në rend të ditës ishte shqyrtimi i propozimit për vazhdimin e mandatit Autoritetit të përkohshëm që menaxhon me “Komunalinë”.
Përndryshe, gjatë fundjavës, banorët e Nasalcës, Letovicës, por edhe ata të rrugës së Kosovës në Bujanoc, in raportuan portalit tonë mbi mungesën e ujit të pijshëm dhe presionin e ulët të ujit në gypat e ujësjellësit.
Mandati i Autoritetit të përkohshëm, të kryesuar nga Ruzhdi Halili, është vazhduar edhe për gjashtë muaj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *