fbpx

PËR MUNGESËN E UJIT, PARTIA POPULLORE FAJËSON KOMUNALINË, POR EDHE VUÇIQIN

 

Bujanoc, 28 qershor 2021. Me rastin e mungesës gjithnjë e më të shpeshtë të ujit në shumë fshatra të Komunës së Bujanocit, mbi këtë çështje u prononcua Këshilli lokal i Partisë popullore në Bujanoc i cili reagoi “shumë ashpër ndaj sjelljes së papërgjegjshme të kompetentëve në Komunali dhe në Administratën komunale, por edhe ndaj një një pakujdesie dhe neglizhence të madhe të pushtetit shtetëror”.

“Buxheti komunal i komunës nuk parashikon gërmimin e puseve të reja për furnizimin me ujë dhe blerjen e pompave rezervë, ndërkohë që menaxhmenti i Komunalisë duket sheshazi nuk di ose nuk dëshiron ta bëjë punën e vet”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Sasha Armiq.

Ai përkujton se me rastin e vizitës në Manastirin Prohori i Pçinjës, kryetari Vuçiq na porosit që të qëndrojmë këtu për t’i ruajtur vatrat tona.

-Si t’i ruajmë ato kur të jetojmë në një vend ku nuk ka as ujë ndërsa të mos flasim për shtrenjtimit e përditshme të vajit, karburanteve, materialit ndërtimor, rrymës dhe 100 gjërave të tjera, çmimet e trë cilave janë rritur për 30 – 100%. Pagat po i rrit për 5%, ndërsa akczat me të cilat mbushtet buxheti i shtetit për 50%, andaj mashtrohesh nëse mendon se e mashtron popullin që po i shehë të gjitha këto” – shkruan Armiq. Shkalla është rritur me 5%, dhe shteti paguan akcizën me 50%, por është e mundur që njerëzit të jenë në gjendje të shohin gjithçka ”, tha Arsić.

Ai gjithashtu tërheq vëmendjen për punën e bordit të SNS në Bujanoc:

– Kryetar, Bordi juaj në Bujanoc, asgjë nuk po bënë për popullt, e vetmja gjë që kanë bërë është votimi i mosbesimit ndaj ministrit Stevanoviq dhe që kanë kërkuar shkarkimin e Stankoviqit në Trupin koordinues. Me sa e shohë, Stefanoviq ishte në Manastir përkrah jush, andaj a nuk e keni pyetur deputetin tuaj, Mitroviqin, se mos është ndjerë në siklet për ta shikuar atë në sy? – pyet Arsiq.

Në vend që të konvokoni përplasje me opozitën, do të ishte më mirë të shihet se si populli këtu jetojnë pa ujë, këshillon Arsiq.

– Vetëm në muajin e fundit, nga zona e Klenikut janë shpërngulur komplet dy familje, ndërkohë që po bëhen gati edhe dy të tjera. Po të donte shteti do t’i zgjidhte problemet e qytetarëve të saj edhe pa komunën – përfundon Sasa Arsiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published.