QENDRA PËR PUNË SOCIALE THIRRJE FAMILJEVE TË INTERESUARA PËR KUJDESTARI

Bujanoc, 16 korrik 2021.  – Qendra për punë sociale në Bujanoc i fton të gjitha familjet e interesuara të aplikojnë për një program të kujdestarisë si një formë e mbrojtjes dhe mbështetjes për fëmijët pa kujdes prindëror. Nëse plotësojnë kushtet, kompensimi është 55.000 dinarë për fëmijë.

Sipas fjalëve të drejtorit të Qendrës, Nijazi Ameti, qëllimi i programit është që fëmijët pa kujdes prindëror nga territori i komunës së Bujanovcit të gjejnë strehim në familje strehuese nga komuna jonë.

– Kompensimi për akomodimin familjar paguhet nga buxheti i Republikës së Serbisë në shumën mujore prej 55.000 dinarë neto për fëmijë. Me anë të kësaj ne i ftojmë qytetarët e interesuar të kontaktojnë Qendrën, të marrin më shumë informacion në lidhje me kushtet e regjistrimit sepse ekziston një numër i vogël i familjeve strehuese në Bujanoc, tha drejtori.

Me kujdestari mund të merret një familje që plotëson kërkesat procedurale dhe merr një vërtetim nga ekipi profesional i Qendrës për punë sociale.

Përveç shumës mujore të kompensimit, familja strehuese gjithashtu merr edhe fonde të veçanta (të dedikuara) për pajisje, blerje të librave shkollorë, dmth për “plotësimin e nevojave themelore të fëmijës në kujdes”.

Familjet nga Komuna e Bujanovcit të cilët dëshirojnë të hyjnë në programin e strehimit mund të informohen për gjithçka më hollësisht dhe më në detaje në Qendrën për Punë Sociale në zyrën e pranimit.

-Pse t’i dërgojmë fëmijët në qytete dhe komuna të tjera kur ata mund të qëndrojnë në komunën tonë. Kjo është arsyeja pse ne i ftojmë të na kontaktojnë familjet e interesuara për kujdestari – thotë Ameti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *