Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 27 korrik 2021. – “E dua Bujanocin, vij të paktën dy herë në vit këtu ngase burri im është nga këtu, por më dhemb që njerëzit nuk e vlerësojnë liqenin e Bujanocit dhe bukuritë që kanë ”.
Kështu na shkruan lexuesja Zhelka Stevanoviq, e cila tmerrohet nga pamjet që gjeti këtë verë në liqen dhe rrethinat e saj.
Liqeni i Bujanocit ka një rëndësi të veçantë për dashamirët e natyrës dhe për ata që e kanë hobi rekreacionin. Jo vetëm për shkak të shijimit të bukurisë natyrore së vetë liqenit, por edhe për shkak të ndjenjës së qetësisë që ju ofron ky vend.
Edhe pse mund të jetë një atraksion turistik vetëm 3 kilometra larg qytetit, përshtypja është se asgjë nuk po bëhet për të shfrytëzuar potencialin e këtij liqeni.
Një vend që mund të jetë një strehë për ne në ditët e nxehta të verës, shndërrohet në një deponi, vetëm për faj të asaj pjese të qytetarëve tanë me mungesë të kulturës dhe vetëdijes për ruajtjen e mjedisit.
Mungesa e kulturës, injoranca, neglizhenca e individëve kanë bërë që Liqeni i Bujanocit të jetë një destinacion i “frikës dhe tmerrit” ku mund të qëndrosh vetëm për pakë kohë dhe pa dëshirën për ta vizituar më.
Pamjet nga liqeni të lexueses, e cila është i martuar me një bujanocas dhe që nuk jeton këtu shkaktuan një ndjenjë dhimbjeje.
– Në Bujanoc vi me familjen time, një ose dy herë në vit. Unë e dua këtë zonë dhe një pjesë e imja i përket këtij vendi sepse burri im është nga Bujanoci. Fatkeqësisht, nga viti në vit, pamja e këtij vendi të bukur po bëhet më e trishtueshme. Më dhemb që njerëzit nuk dinë ta ruajnë dhe vlerësojnë bukurinë dhe pasurinë që kemi, shkruan Zhelka Stevanoviq.
Bujanovaçke tashmë kanë shkruar që autoritetet kanë një plan për rregullimin e brigjeve të liqenit, por edhe pas dy muajsh, asnjë hap nuk është ndërmarrë në pastrimin e tyre.
Rezulton se ky është vetëm një nga shumë premtimet e rreme.