ASLLANI: BUJANOCI KA NUMËR TË MJAFTUESHËM TË RAKETAVE KUNDËR BRESHËRIT

Bujanovaçke, 28.korrik 2021

Bujanoc, 28 korrik 2021. (Foto ilustrimi) – Për 7 stacione aktive kundër breshërit, nga gjithsej 12, që janë aktive në territorin e komunës së Bujanocit është siguruar numër i mjaftueshëm i raketave në mënyrë që të mbrohen të mbjellat bujqësore nga breshëri dhe fatkeqësitë e tjera të motit, thonë për Bujanovaçke në Shtabin lokal të Emergjencave.

Ata shtojnë se në territorin e Bujanocit nuk do të ndodhë një skenar i ngjashëm me atë, kur breshëri që ra gjatë korrikut shkatërroi të gjithë rendimentin bujqësor në pjesë të caktuara të vendit.

Stacionet antibreshër janë aktive në fshatrat Jastrebac, Letovicë, Spançevc, Bërnjare, Lilancë, Sërpska Kuqa dhe Llopardincë. Në fshatrat Letovicë, Sërpska Kuqa dhe Llopardincë, stacionet u riparuan në vitin 2019. Është planifikuar edhe rehabilitimi i pesë stacioneve të mbetura, të cilat ndodhen në ngastrat e fshatrave në Zonën e sigurisë tokësore.

– Dhe ato veprojnë rregullisht, kur urdhri për hedhjen e raketave anti-breshër arrin nga Qendra e radarit në Kukavicë, thotë Ali Asllani, Shefi i shtabit për situatat e emergjence.

Qitësit kundër breshërit në territorin e komunës, shton bashkëbiseduesi, kanë vepruar gjatë vitit 2021, por ende nuk ka të dhëna se sa raketa janë lëshuar.

Sipas tij, stacionet kundër breshërit kanë një numër të mjaftueshëm raketash, duke shtuar se vetëqeverisja lokale gjithashtu ka kontribuar në këtë duke blerë edhe 15 raketa të tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *