HUMBJET E KOMUNALISË 37.5 MILION DINARË, SINDIKATA THOTË SE ARIFI PO E RREZIKON EKZISTENCËN E NDËRMARRJE

hkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 korrik 2021. – Pretendimi i kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, se sindikata e NP “Komunalia” kërkoi rritje të çmimit të shërbimeve dhe produkteve për 30-40 përqind nuk është i vërtetë, ndërsa për ekspertizën e shërbyesve politikë të Arifit në menaxhimin e ndërmarrjes komunale, të cilët ” formuan “çmimet e reja, flet për një humbje rekord të kësaj kompanie vitin e kaluar, në shumë prej 37.5 milion dinarë, thotë për Bujanovaçke, kryetarja e Sindikatës së pavarur Jellena Velkoviq.

Ruzhdi Halili është në krye të kompanisë së shërbimeve komunale që nga gushti 2020, kur ai trashëgoi Adem Hasanin. Mirëpo, Velkoviq pretendon se shumica e borxhit është bërë gjatë udhëheqjes së Halilit. Bujanovaçke kishte shkruar më parë se Komunalia kishte falur borxhe prej 80 milionë dinarësh.

– Në historinë e NP “Komunalia”, asnjëherë nuk është raportuar humbje në vlerë prej 37.5 milion dinarë, e kjo po ndodhë vetëm tani gjatë qeverisjes së Nagip Arifit dhe dorës së tij të djathtë në krye të ndërmarrjes së shërbimeve komunale, Ruzhdi Halili, kryetar i Autoritetit të përkohshëm. Sipas informacioneve të besueshme që kam, edhe kjo shumë zhgënjyese është “akorduar”, e në realitet është shumë më e lartë – thotë Velkoviq.

Më 24 qershor të këtij viti, Organi i përkohshëm i Komunalisë miratoi raportin financiar sipas të cilit humbjet në vitin 2020 arrijnë në 37.58 milionë dinarë.

Duke folur për Çmimoren e re, Velkoviq vuri në dukje se sindikata e punëtorëve kërkoi barazimin e kategorive të përdoruesve dhe ndërprerjen përfundimtare të diskriminimit të konsumatorëve, dhe jo një rritje prej 30-40 përqind, siç tha Arifi të martën, në seancën e Këshillit komunal, kur u miratua Çmimorja e re.

-Prej vitit 2008 në fuqi është çmimi paushall për mbledhjen e mbeturinave, prej vetëm 250 dinarë për amvisëri, që vlenë ekskluzivisht vetëm për Tërnocin. Tani po sjellin Çmimoren e re me të cilin ky paushall, e që vlen për të gjitha vendbanimet rurale, është rritur në 550 dinarë për amvisëri, me ç’rast është duke u shkelur vendimi komunal për bartjen dhe depozitimin e mbeturinave, duke e vazhduar kshtu diskriminimin, kësaj radhe ndaj shfrytëzuesve në Bujanoc, të cilëve ky shërbim iu tariforet për metër katror. Përveç kësaj, “Komunalia” po dëmtohet përsëri, humbje të reja po i bien në qafë, sepse bartja e mbeturinave nga fshati është më e shtrenjtë – thotë Velkoviq duke përmendur një nga shembujt në Çmimoren e re.

Një rast i veçantë, shton ajo, janë përdoruesit e buxhetit (Administrata komunale, Shtëpia e kulturës, shkolla “Shën Sava”) të cilët gjithmonë kanë qenë të privilegjuar në raport me të gjithë të tjerët, ndërsa ekskluzivisht në dëm të NP “Komunalisë”.

– Këtu kemi kërkuar barazimin e kategorive – pse përdoruesit e buxhetit do të paguanin 143 dinarë më pak për ngrohje për metër katror sesa subjektet ekonomike dhe pse do ta paguanin atë për 9 muaj, ndërsa personat fizikë, qiramarrës në Soliter, marrin fatura për 12 muaj të vitit?! A është nga shkaku se “Komunalia” duhet të financojë vetëqeverisjen lokale derisa në rrënimin e saj të plotë, apo mos “Komunalia” është ent social apo ndërmarrje që rrogat për punonjësit e vet duhet t’i fitoj me veprimtarinë e pavarur që ushtron – pyet Velkoviq.

Ajo i kërkoi kryetarit të Komunës dhe kuadrove të tij udhëheqës në ndërmarrje, të thonë se me çfarë parametrash dhe përllogaritjesh kanë ardhur deri te çmimorja e re.

– Ne në sindikatë e dimë se kjo punë bëhet sipas modelit “copy -paste”, në mënyrë paushalle, këtu rritje për 10 %, aty 20,ashtu që edhe me çmimet e reja, shpenzimet do të jenë më të larta se të ardhurat e rrjedhimisht edhe në humbje. Ftoj Arifin të shpjegojë llogaritjen çmimeve të reja dhe afarizmin e ndërmarrjes, ndërkohë injoron propozimet tona të bëra në bazë të treguesve përkatës financiarë dhe tregut (inflacioni, çmimet e karburantit, energjia elektrike dhe kostot e tjera) – thekson kryetarja e sindikatës.

Ajo theksoi se për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së Arifit dhe klikës së tij në “Komunali”, tashmë qytetarët po vuajnë, dhe se problemet vetëm do të grumbullohen deri në kolapsin përfundimtar, ngase kompania është në rrugën drejt një situate në të cilën nuk do të jetë në gjendje ta ushtroj aktivitetin e vet, gjë për të cilën sindikata ka paralajmëruar prej vitesh.

– Në “vrojtimin” e Arifit se uji i pijshëm më së shumti abuzohet nga qytetarët që fatrohen përmes paushallit, më duhet të them patjetër se më së shumti “paushallca” ka në Tërnoc dhe në rrugën e Kosovës dhe se atyre u lejohet ta bëjnë atë që bëjnë – thotë Velkoviq.

Përfaqësuesi i punëtorëve i kërkoi Arifit të mos e përdorte sindikatën për të fituar politikisht, siç tha ajo, nën maskën e kujdesit për qytetarët, kur në fakt e vetmja gjë që i intereson është buxheti i tij.

– Edhe anëtarët e sindikatës, punëtorë të “Komunalisë” janë gjithashtu qytetarë të kësaj komune – porositi ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *