ZJARR AFËR DOBROSINIT, PËR SHKAK TË MINAVE ZJARRËFIKËSIT NUK PO MUND T’I AROHEN ZJARRIT

Bujanoc, 30 korrik 2021. – Një zjarr i madh të premten ka shpërthyer në afërsi të Dobrosinit, mirëpo shtëpitë e fshatit nuk janë të rrezikuara, ka mësuar Bujanovaçke. Sipas njohurive tona, zjari ka shpërthyer afër bazës ushtarake.

Po digjet një pjesë e malit dhe barishtave, por zjarrfikësit nuk mund të arrijnë në vendin e zjarrit për shkak të rrezikut të mjeteve të pashpërthyera dhe fushave të minuara të mbetura në zonë pas konfliktit në jug të Serbisë.

Kjo është arsyeja pse zjarrfikësit po monitorojnë situatën në terren dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse zjarri përhapet në fshat.

Dobrosin është një fshat i komunës së Bujanocit në kufirin administrativ me Kosovën, i banuar nga shqiptarë etnikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *