VUK STANKOVIQ: SHQIPTARËT NË ERBI NUK JETOJNË NË GETO, SI SERBËT NË KOSOVË

Bujanovaçke, 4.gusht 2021.

Bujanoc, 4 gusht 2021. (Foto MC/Krik) – Shqiptarët në jug të Serbisë nuk jetojnë në geto si serbët në Kosovë, por kanë liri absolute të lëvizjes dhe të gjitha të drejtat e tjera që gëzojnë komunitetet në shoqëritë demokratike, thotë doktori i shkencave politike dhe analisti Dejan Vuk Stankoviq, duke komentuar kërkesat e reja të Prishtinës për reciprocitet mes të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë.

Stankoviq thekson se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk mund t’i kërkojë Serbisë asnjë reciprocitet – nëse nuk mendon se serbët në Kosovë të fitojnë gjithçka që kanë shqiptarët në jug të Serbisë, raporton Kosovo – online.

– Mendoj se, pavarësisht ankesave shqiptare, të drejtat e serbëve në Kosovë nuk mund të krahasohen me të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, sepse ata janë në një pozitë të privilegjuar në raport me serbët fatkeq në Kosovë – thotë Stankoviq.

Kurti paralajmëroi se do të punojë seriozisht në reciprocitet, në mënyrë që të mund të zbatohet shpejt, por gjithashtu, siç thotë ai, për të krijuar baza që pamundëson anulimin këtij vendimi.

Sa për kujtesë, ai gjithashtu thirrej në reciprocitet në marrëdhëniet me Beogradin edhe gjatë mandatit të tij të parë, por gjithçka mbeti vet;m fjalë për shkak të rënies së qeverisë së tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *