Bujanovaçke, 31.gusht 2021.
Bujanoc, 31 gusht 2021- Zejni Fejzullahu, drejtor i Shkollës së mesme Sezai Suroi” në Bujanoc, nët ë cilën mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, konfirmoi për Bujanovaçke se himni Drejtësia e Zotit do të intonohet në këtë institucion më 1 shtator, me urdhër të ministrit Branko Ruzhiq.
– Stafi i shkollës vendosi të zbatojë urdhrin e ministrit kështu që himni i Serbisë të intonohet në ditën e parë të vitit shkollor, tha Fejzullahu.
Ai shtoi se shkolla nuk ka një altoparlant, kështu që himni do të intonohet në çdo klasë me celularë.
Sot më herët, deputeti Shaip Kamberi kritikoi vendimin e ministrit Ruzhiq për të shënuar fillimin e vitit shkollor në çdo shkollë në Serbi, duke intonuar himnin kombëtar.