ARIFI MERRË DOZËN E TRETË, I FTON QYTETARËT TË VAKSINOHEN

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07 shtator 2021 – Kryetarii komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kohë më parë mori edhe dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin shembullin e tij.

-Duke u vaksinuar ne mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve. Vaksinohuni, shëndeti është mbi gjithçka – porositi Arifi në Facebook.

Siç tha, ai vendosi që edhe doza e tretë e vaksinës të ishte nga prodhuesi amerikan “Pfizer-Biontek”.

Arifi ishte ndër zyrtarët e parë komunal që në fund të janarit u vaksinua kundër Covid – 19,.

Ai me atë rast pat thënë se që nga fillimi i imunizimit të popullatës kundër Covid -19 në Bujanoc, ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Në tre ditët e fundit në Bujanoc janë 21 persona të prekur nga virusi Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *