VAZHDON DIALOGU BEOGRAD – PRISHTINË

Bujanoc, 07 shtator 2021 – (foto nga Presidenca e Serbisë) – Sot në Bruksel fillon një raund i ri dyditor i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin e kryenegociatorëve, nën patronazhin e Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i BE -së Peter Stano njoftoi se dy ditë bisedime teknike do t’i kushtohen “çështjeve aktualisht të hapura dhe hapave të ardhshëm në dialog”, raporton Kosova online.

Siç ishte planifikuar, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës do të takohen sot veçmas me përfaqësuesin e BE-së për dialog Mirosllav Llajçak, ndërsa nesër do të pasojë një takim trepalësh Beograd-Prishtinë-BE. Delegacioni i Beogradit udhëhiqet nga Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Besnik Bislimi i Prishtinës, zëvendëskryeministri i Kosovës për integrimin, zhvillimin dhe dialogun.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu tha dje se delegacioni i Kosovës në një takim me përfaqësuesit e BE -së në Bruksel do të diskutojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat dhe personat e zhdukur, ndërsa çështja e personave të zhdukurve do të jetë tema në takimin tripalësh, meqë “vetëm për këtë është arritur pëlqimi”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *