Bujanoc, 07 shtator 2021 – Në 24 orët e fundit në Bujanoc u regjistruan edhe 9 raste të reja me Covid – 19, 8 raste më shumë se ditën e djeshme.
Sipas treguesve më të fundit statistikorë, brenda një dite në Qarkun e Pçinjës për COVID-19 u testuan 426 persona, ndërsa rezultatet treguan se 129 ishin të infektuar.
Nga ai numër, madje 83 janë nga Vranja, që shënon një rritje tjetër të numrit të të infektuarve në atë qytet.
Pastaj vijon Vladiçin Hani me 21, Surdulica me 10, Trgovishta me 4 dhe dy nga Presheva.
Në Spitalin Kovid të QSH Vranjë, u shtruan 85 pacientë pozitivë për Covid – 19, pre të cilëve me pneumoni 83 ndërsa 50 janë në oksigjenoterapi.
11 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 7 u liruan për trajtim në shtëpi, dhe një u transportua në Krushevc.