Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. shtator 2021 (foto nga arkivi) – Vaksina ruse kundër virusit korona, Sputnik V, është përsëri në dispozicion të qytetarëve në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, u tha për portalin tonë në këtë institucion.
Dr. Afërdita Mustafa, koordinatore për imunizimin në SHSH, thotë për Bujanovaçke se disa qytetarë kanë shprehur dëshirën për t’u imunizuar kundër Covid – 19 me vaksinën ruse dhe se kjo tani është e mundur.
– Vaksina Sputnjik është e disponueshme për të gjithë, pra edhe për ata që duan të vaksinohen për herë të parë, rivaksinohen ose marrin dozën e tretë – thotë Dr. Mustafa.
Ajo theksoi se nuk është e nevojshme të caktoni termin për vaksinim me Sputnik.
– Nuk ka caktim të terminit, të gjithë ata që duan të marrin vaksinën ruse duhet të vijnë vetëm në Qendrën Shëndetësore – thotë ajo.
Në dispozicion të qytetarëve janë të gjitha llojet e vaksinave, shtoi ajo.
Numri i të rivaksinuarve në Bujanoc kaloi 10.000, ndërsa më shumë se 350 persona morën dozën e tretë.