Bujanoc, 30. shtator 2021 – Interesimi për vaksinimin në Bujanoc është i madh,ndërsa në baza ditore, rreth 40 persona vaksinohen me dozën e parë, ndërsa 20-25 qytetarë aplikojnë për dozën e tretë, u tha për portalin tonë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Bujanovaçke të enjten vizitoi pikën e vaksinimit në Fakultetin Ekonomik dhe biseduan me qytetarët.
Asnjë nga të pranishmit nuk ka dyshime në lidhje me imunizimin dhe të gjithë janë të bindur se vaksina ndihmon.
Angjelina Stanojkoviq, një grua tetëdhjetë vjeçare nga Bujanoci, e cila mori dozën e tretë të vaksinës, thotë për Bujanovaçke se pasi që kishte kaluar infeksionin me këtë virus, ajo erdhi të vaksinohej pa hezitim sepse “ajo beson me vendosmëri se vetëm vaksinat mund të na ndihmojnë “.
– Të gjithë duhet të vaksinohen, veçanërisht të rinjtë që frekuentojnë kafenet dhe ahengjet. Vazhdimisht shohim raportime se spitalet janë plot me të rinjë dhe nuk e di pse nuk respektojnë këshillat dhe punën e mjekëve dhe shkollës së tyre – thotë zonja Angjelina.
Shaban Ajdini, një 74 vjeçar nga Tërnoci, erdhi për dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
– Unë besoj në vaksinë, kam marrë Pfizer dhe nuk kam pasur asnjë efekt anësor, dhe nëse ka nevojë, do të marr dozën e tretë – thotë Ajdini për Bujanovaçke.
Edhe Shaqir Zejnullahu nga Breznica nuk ka asnjë dyshim sa i përket vaksinimit, duke vlerësuar organizimin e mirë të rrjedhës së vaksinimit në pikën te Fakulteti Ekonomik.
– Të gjithë në familjen time janë vaksinuar, sepse ne duam të ruajmë shëndetin tonë, ndërsa njerëzit që mendojnë se vaksinat janë të dëmshme, është e drejtë e tyre e mendimit – tha Zejnullahu, i cila mori dozën e dytë.
Sipas të dhënave të fundit nga Shtëpia e shëndetit, deri më tani në Komunën e Bujanocit, me të dy dozat e vaksinës, janë vaksianuar 11,000 qytetarë.
Deri më 26 shtator janë rreth 13.000 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë, ndërsa më shumë se 800 veta kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.
Vaksinimi kryhet pa ndonjë konvokim, ngase të gjitha llojet e vaksinave janë në dispozicion (Sinofarm, Fajzer, Sputnik V) çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjese, ndërsa të shtunave nga 8 e mëngjesit deri në 4 pasdite dhe të dielave nga 9 e mëngjesit deri në 2 pasdite.
Interesi më i dobët është për vaksinën AstraZeneca.
Siç kishte raportuar më parë Bujanovaçke, në tre ditët e mëparshme, numri i rasteve pozitive në tri ditët e fundit u rrit në 54, ndërsa gjatë muajit shtator u regjistruan 328 raste të reja.