fbpx

MILLKOVIQ: ILAÇET PËR KAFSHËT NUK E SHËROJNË KORONËN

Bujanoc, 26. tetor 2021. – Barnat e destinuara për kafshët nuk guxojnë të përdoren nga njerëzit, paralajmëron Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit të veterinës në Bujanoc, pasi në opinion dolën informacione për përdorimin e barnave të tilla për trajtimin e koronës, veçanërisht Ivermectin.

Disa nga Bujanocas e kanë pranuar se kanë përdorur Ivermectin për trajtimin e kovidit, por edhe për parandalim. Ata që e kanë përdorur ilaçin thonë se nuk kanë pasur pasoja të dëmshme.

Mirëpo, Millkoviq thekson se nuk dihet nëse ka ndonjë hulumtim të ri rreth efektit të tij në virusin korona dhe për përdorimin e këtij ilaçi te njerëzit.

– Ivermectina është ilaç që përdoret për të eliminuar parazitët tek kafshët shtëpiake, është helm për parazitët – ka thënë Millkoviq për portalin tonë.

– Ka antiparazitarë për njerëzit, për fëmijët, sepse kemi edhe parazitë që janë shumë të përhapur, por kjo është farmakologji për njerëzit dhe për përdorim mjekësor – thotë Milkoviq.

Ai ka theksuar se ilaçi Ivermectin lëshohet vetëm me recetë nga veterineri dhe se është i destinuar ekskluzivisht për përdorim veterinar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.