Bujanovaçke, 27. tetor 2021.
Bujanoc, 27. tetor 2021. – Gjendja ekologjike në Bujanoc është “katastrofike”, sipas shumicës së lexuesve të Bujanovaçke-s, të cilët në anketën tonë iu përgjigjën pyetjeve për gjendjen e ekologjisë në komunë.
Deponitë (43.6%) janë identifikuar si problemi më i madh mjedisor, 32% e të anketuarve mendojnë se mbeturinat në rrugë shkaktojnë dëmin më të madh në mjedis, ndërsa 18.4% e tyre mendojnë se deponitë ilegale janë shkak për shqetësim dhe kushtet e këqija mjedisore.
Në sondazhin e Bujanovaçke-s kanë marrë pjesë 103 lexues, kryesisht nga qyteti dhe vendbanimet përreth, të cilët konsiderojnë se për gjendjen ekologjike në komunën tonë njësoj janë fajtorë qytetarët dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa 83,4 % e qytetarëve të anketuar thonë se pushtetit lokal fare nuk i intereson ekologjia.
Për atë nëse qytetarët e kuptojnë rëndësinë e ekologjisë, rreth 51% e pjesëmarrësve kanë rrethuar përgjigjen “nuk janë të interesuar”, 35% se “ekologjia nuk është e rëndësishme”, dhe 9% e qytetarëve kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv.
Edhe lexuesit kanë sugjerimet e tyre për zgjidhjen e problemeve mjedisore, ndaj zgjidhjet dominuese janë “edukimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e ekologjisë”, “rritja e kontejnerëve”, “zbrazja e kontejnerëve disa herë në javë”, por edhe “gjobat” sepse vetëm ndëshkimi në kuletë mund ta zgjidhë këtë problem”.
Ndër propozimet ishte inkurajimi i qytetarëve për të denoncuar të gjitha shkeljet tek organet kompetente, ndërgjegjësimi mjedisor i të gjithë qytetarëve (veçanërisht të rinjve) përmes punëtorive mjedisore, organizimit të aksioneve të pastrimit.
“Edukimi, edukimi dhe edukimi, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se hedhja e plehrave gjithandej dëmton edhe familjen e tyre. Aksionet e rregullta të pastrimit, mandej paralajmërimi për dënim dhe më pas të shqiptohen ndëshkime, fillimisht gjoba simbolike 500 – 1.000 dinarë, ndërsa secila e gjobë e radhës të jetë më e madhe, ndërkaq nëse nuk shkon kështu atëherë edhe “me forcë”. Natyrisht që rregullat dhe sanksionet të zbatohen absolutisht njësoj për të gjithë. Problemi me plehërat ka shkuar shumë larg, andaj vështirë të zgjidhet shpejt, ngase do të duhet shumë koha që, nëse është e mundur, të ndryshohet vetëdija e të gjithë qytetarëve”, komenton një lexuesi.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se lexuesit tanë janë të informuar për gjendjen dhe problemet e mjedisit, por se edukimi për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe motivimi për të marrë pjesë në aksione mjedisore është diçka për të cilën qytetarët dhe autoritetet lokale duhet të punojnë së bashku.
Bujanovaçke në ditët dhe muajt në vijim do të organizojë anketa të ngjashme me qëllim që së bashku të listojmë problemet me tentim për zgjidhjen e tyre.