NË BUJANOC TETË TË PREKUR NGA COVID -19

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 27. tetor 2021. – Pas testimit të së martës në Bujanoc janë regjistruar 8 raste të reja me Covid – 19.

Për dy ditë janë sëmurë 23 qytetarë të komunës së Bujanocit, ndërsa nga fillimi i tetorit 249.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik, nga territori i rrethit të Pçinjës, në Covid 19 janë testuar 490 persona.

Rezultatet tregojnë se 136 janë pozitivë me koronavirus.

Në të gjitha komunat e Qarkut pas ditës së djeshme ka pasur një rënie të lehtë të numrit të pacientëve të rinj.

Vranja është ende qyteti me numrin më të madh të të infektuarve -94, e ndjekur nga Surdulica me 11 raste, Vlladiçin Hani dhe Bosilegrad me nga 9, 3 nga Tërgovishta dhe dy nga Presheva.

Në spitalet e Kovid-it të Vranjës janë në trajtim spitalor 106 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

Janë 60 pacientë me oksigjenoterapi.

Dje ka pasur një numër më të vogël të pranimeve të reja të pacientëve për trajtim spitalor – 8, një numër më të madh të lëshimeve – 16, ndërsa një pacient është transportuar në Surdulicë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *