Bujanoc, 9. Nëntor 2021. – Në 24 orët e fundit 7 persona nga Bujanoci janë sëmurur nga Covid – 19, thuhet në raportin e fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Pas testimit të së hënës, numri i të infektuarve është njëshifror, ndërsa dje është raportuar një rast pozitiv dhe dy ditë më parë 11 raste të tjera.
Nga fillimi i nëntorit, virusi është regjistruar në gjithsej 71 banorë të komunës së Bujanocit.
Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në Qarkun e Pçinjës janë testuar 447 persona, nga të cilët 94 kanë rezultuar pozitivë.
Më shumë raste pozitive janë regjistruar në Vranjë – 59, pasuar nga Surdulica me 10, Bosilegrad me 8, Vlladiçin Hani me 7, Tërgovishta me 2 dhe Presheva me një rast të ri.
118 pacientë gjendjen të shtruar për trajtim spitalor në spitalet Kovid të Vranjës.
Ata janë të gjithë pozitivë për virusin korona dhe pneumoni.
Në oksigjenoterapi janë duke u trajtuar 62 pacientë, aq sa kishte edhe dje.
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 18 pacientë, 12 pacientë janë liruar, njëri prej të cilëve është transportuar në Krushevc.