Bujanoc, 19 nëntor 2021 – Disa shkolla të mesme dhe fillore në komunë do t’i bashkohen Shoqatës Ekologjike “Bujanoci” në shënimin e Javës Evropiane për riciklimin e mbeturinave.
“Shkollat e mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” dhe ajo fillore ”Branko Radiçeviq” nga Bujanoci, shkolla fillore ”Bora Stankoviq” nga Kleniku dhe shkolla fillore” Vuk Karaxhiq “nga Levosoja do të marrin pjesë në një aksion që synon zvogëlimin e sasisë së mbeturinave në Deponinë e qytetit dhe deponitë tjera ilegale, e me këtë edhe ndotjen e ambientit në mjediset e tyre”, thonë nga Shoqata Ekologjike “Bujanoci”.
Gjithashtu, shoqata ftoi të gjithë qytetarët e interesuar t’i bashkohen këtij aksioni, i cili do të zgjasë nga data 29 nëntor deri më 3 dhjetor.
Informacione shtesë mund të merrni në numrin e telefonit 062 18 54 345.
“Në emër të natyrës dhe mjedisit tonë ju falenderojmë paraprakisht. “Të mendojmë për mbeturinat që të mos përfundojmë me to!” – Betimi ekologjik!”, është porosia e Shoqatës ekologjike.