Bujanoc, 02 dhjetor 2021. – Gjatë 24 orëve të fundit Covid-19 është konfirmuar te dy banorë të komunës së Bujanocit, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë.
Që nga fillimi i javës, 5 banorë nga Bujanoci janë infektuar me këtë virus.
Nga territori i Qarkut të Pçinjës për Covid-19 janë testuar 316 persona, ndërsa në 39 është konfirmuar prania e infeksionit me Covid.
Nga ky numër, më së shumti pacientë të rinj janë regjistruar në Vranjë-24, në Surdulicë 5, Vlladiçin Han dhe Bosilegrad 3 dhe Tërgovishtë 2.
Në spitalet Kovid të Vranjës janë shtruar për trajtim 67 pacientë.
Të gjithë janë me infeksion Covid – 19 dhe kanë pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 47 pacientë
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 5 persona, ndërsa dy pacientë janë lëshuar nga spitali.